leoni

Blerta Deliu-Kodra: Mbi 10 për qind e nxënësve nuk kanë marrë pjesë në mësimin nga distanca gjatë pandemisë

Blerta Deliu-Kodra: Mbi 10 për qind e nxënësve nuk kanë marrë pjesë në mësimin nga distanca gjatë pandemisë

Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për arsimin në pandemi, tha se Qeveria e Kosovës nuk pati plan emergjent për trajnimin e mësimdhënësve për përdorimin e platformave elektronike për mësimin në distancë. Deliu-Kodra para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se mbi 10 për qind e nxënësve nuk kanë marrë pjesë në mësimin në distancë për arsye të qasjes së limituar në mjetet elektronike. Ajo më tej tha se pikërisht për arsye të qasjes së limituar në mjete elektronike është krijuar ndarje në mësimnxënie. “Në shumë shkolla mungojnë mjetet elementare të dezinfektimit, nuk matet temperatura”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …