Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Mimoza qenka koordinuar me kriminelin Radojçiq për zgjedhjet, për veteranët e UÇK-së, e madje edhe për energjinë

Është publikuar një pjesë e përgjimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe koordinimin e saj me krimininelin, Milan Radoiçiq. Tashmë për këtë përgjim kanë filluar edhe reagimet e shumta. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, duke thënë se “S’kemi nevojë për koordinim me SHBA-në, pasi Mimoza po u koordinuaka me Radojçiqin. Dinjitet, sovranitet e shtet – me Listën Serbe. Qenkan koordinu për gjithçka: Për zgjedhje, për veteranët e UÇK-së, e madje edhe për energjinë, me ‘kriminelin Radojçiq’, për me formu trinomin: Mimoza Kusari – Martin Berishaj – Nazmi Krasniqi! Natyrisht, asgjë pa lejen dhe urdhrin e liderit! Si duket, s’kemi parë gjë akoma. ‘Zdravo’, luaneshë!” – ka shkruar, Blerta  Deliu-Kodra në një postim të saj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …