Blerta Deliu

Blerta Deliu-Kodra: Ministri Vitia të kërkojë falje nëse për shkak të neglizhencës së tij po vonohet furnizimi me vaksina

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duhet të kërkojë falje nëse për shkak të neglizhencës së tij vonohet furnizimi me vaksinat kundër COVID-19. Në një postim në rrjetin social ajo ka thënë se përpjekja për ta paralajmëruar një dështim eventual të sigurimit të vaksinave duke bartur fajin te mediat është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme. “Ministri Vitia duhet të kërkojë falje nëse për shkak të neglizhencës së tij vonohet furnizimi me vaksinat kundër COVID-19. Përpjekja për ta paralajmëruar një dështim eventual të sigurimit të vaksinave duke bartur fajin te mediat është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …