Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka thënë se kjo parti tashmë i ka nënshkrimet e nevojshme që ta çojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes, Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ajo ka thënë se shkarkimi i Dakës është vendim politik. “Shkarkimi është politik dhe dëmton rëndë demokracinë. Shkarkimi i kryetares së KQZ-së po bëhet para zgjedhjeve komunale në vend. Vendimi rrezikon mbarëvajtjen e zgjedhjeve komunale. PDK konsideron se shkarkimi është kryekëput politik. Presidentja Osmani ka shkelur Kushtetutën”, ka thënë ajo. Deliu-Kodra, ka ftuar vendet e QUINT-it të reagojnë për këtë vendim të kryetares Osmani. “PDK i ka nënshkrimet e nevojshme që vendimin e presidentes Osmani ta çojë në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ajo. Deliu – Kodra, ka shtuar se ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është kërcënuar nga aktivistë të VV-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …