Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e ka kritikuar qeverinë Kurti për keq menaxhim të situatës me koronavirus në vend. Deliu-Kodra rishikimin e masave po e sheh si vendim jo profesional dhe të ngutshëm, që sipas saj nuk është bërë për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe bizneset. Ajo e ka quajtur dështim mos sigurimin e vaksinës anti-Covid nga ana e qeverisë, e siç thotë ajo gjatë këtyre dy javëve është ulur numri i testimeve por jo i personave që janë të prekur me Coronavirus. Deputetja e PDK-së ka theksuar se Qeveria po tregohet e pa vëmendshme karshi kërkesave të opozitës. Përkundër situatës me pandeminë, Deliu-Kodra thotë se qeveria ka dështuar që të sjellë edhe programin qeverisës, madje duke shtuar se janë parë tentative ad-hoc për plotësim ndryshim të ligjeve. Ajo thekon se Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë opozitë e zëshme duke adresuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe në vazhdimësi do të kenë iniciativa për debate parlamentare.
