Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka vlerësuar lart ndihmën e Shqipërisë për vaksinimin e mjekëve të Kosovës. Ajo ka shkruar se Shqipëria prapë dëshmoi se Kosova mund të mbështete në të, në ditët më të vështira! Shteti shqiptar ndau një dozë të vaksinave të saj në shërbim të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, të cilët vazhdojnë betejën vetmohuese kundër COVID-19. Ky vaksionim lehtëson punëtorët shëndetësorë nga ngarkesat psikologjike si dhe përforcon besimin e pacientëve te infermierët dhe mjekët” , ka shkruar në mes tjerash deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …