leoni

Blerta Deliu

Blerta Deliu-Kodra: Vetëm qeveritë që nuk e kanë idenë as guximin për ta përmirësuar të sotmen merren me të kaluarën

Një ministre me përgjegjësi ekzekutive dhe pushtet real në krijimin e politikave gjyqësore, të fshihet në të kaluarën e pangarkuar me këto përgjegjësi, për të manipuluar paaftësinë e vet qeverisëse është sjellje qyqare që pasqyron më së miri qyqarllëkun e kësaj Qeverie. Kjo Qeveri po sillet si një organizatë joqeveritare e analizave politike dhe jo si ekezekutiv me përgjegjësi ligjore e kushtetuese ndaj qytetarëve të vet.

Të ju kujtojmë se lehtësia me të cilën pandërprerë thirren në rezultatin e zgjedhjeve dëshmon mungesën e ndjenjës më të vogël të përgjegjësisë. Një qeverie të përgjegjshme do t’i dridhej toka nën këmbë sa herë dikush t’ua kujtonte votën qytetare prej mbi 50 për qind, sepse do ta ndjenin peshën e madhe të përgjegjësisë!

Të kaluarën e gjykon historia, Qeveria e ka detyrim kushtetues e qytetarë të ndërtojë të sotmen dhe të ardhmen. Vetëm qeveritë që nuk e kanë idenë as guximin për të përmirësuar të sotmën dhe konstruktuar të ardhmen ngujohen në të kaluarën.

Qytetarët kanë nevojë për përgjigje institucionale ndaj sfidave të sotme dhe program qeveritar që siguron dhe përmirëson jetën dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …