Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka folur lidhur me punën e kryetares, Vjosa Osmani për dy vjet prej kur është në krye të Presidencës së Kosovës. Zonja Osmanit në krye të Presidencës së Kosovës nuk është shquar për ndonjë aktivitet për këto dy vite, përveç takimeve protokollare dhe deklaratave protokollare, është vështirë t’i gjendet ndonjë sukses i saj për gjatë këtij mandati dy vjeçar”. Ajo ka pasur parregullsi qysh në fillim dhe në formën se si është zgjedhur presidente në seancën maratonike në datën 3 dhe 4 prill, kur është dashur të kontrabandohen votat që ajo të zgjidhet presidente. Një detyrë që ajo e ka minimizuar aq shumë sa që e ka humbur edhe kuptimin e saj si e para e shtetit të Kosovës. Ajo ka vazhduar gjatë gjithë kohës që të targetojë apo të jetë një farë forme notere e qeverisë, i është bërë notere e Kurtit, nuk ka arritur as për së afërmi që ta përmbush misionin e saj, të cilin asaj ia garanton Kushtetua”, ka thënë Deliu-Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …