Kryetarja, Vjosa Osmani, në ditën kur po u shtrenjtohet energjia elektrike qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Kurti dhe vartësit e tij, ka zgjedhur heshtjen. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se presidentja Vjosa e ka zgjedhur heshtjen në ditën kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kWh. Ajoi ka bërë thirrje presidentes Osmani që të reagojë dhe të ngre zërin në mbrojtje të qytetarëve. “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën kur po u shtrenjtohet energjia elektrike qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Kurti dhe vartësit e tij, ka zgjedhur heshtjen. Presidente, dil e tregoju qytetarëve të Kosovës se ju nuk i përfaqësoni më interesat e tyre dhe nuk e ngrisni zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen atyre. Presidente, dil e thuaje një arsye pse po heshtë përballë padrejtësive që Qeveria e partnerit tënd qeverisës Albin Kurti po u bënë qytetarëve”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …