Blerta Deliu-Kodra: Vjosa Osmani nuk po e lejon anëtarin e PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Blerta Deliu-Kodra: Vjosa Osmani nuk po e lejon anëtarin e PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Blerta Deliu-Kodra, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në shqyrtimin e raportit për vitin 2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se ky komision ka punë të mirë mirëpo kohët e fundit po ka ndërhyrje politike. Ajo në komisionin për legjislacionin tha se shkarkimi i Valdete Dakës nga kryetarja, Vjosa Osmani ka qenë në mënyrë jokushtetuese. Ajo shtoi se e para e vendit nuk po lejon anëtarin e PDK-së në Komision ndërsa ka dyshime që po tenton që padrejtësisht të emërojë një anëtare nga Lista Guxo. Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa tha se Osmani e Kurti janë duke e dëmtuar KQZ-në. Ndërsa kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, tha se organizimi i zgjedhjeve në pandemi ka qenë sfidues edhe për punën e KQZ-së. Ai tha se shumë punë që janë bërë në KQZ nën kryesimin e Valdete Daka, por shtoi se sfidat e punës së KQZ janë të ndryshme, ku edhe përmendi dy nga to, mosndryshimi i ligjit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, dhe mosintegrimi unik i adresave në listën e votuese.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …