Kuvendi është duke mbajtur debat parlamentar për gjendjen me pandeminë Covid-19 në vendin tonë. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se Qeveria Kurti është e para qeveri në Kosovë që ka filluar të përndjekë gazetarët. Ajo, duke theksuar se qeveria është përgjegjëse për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19, ka thënë se e njëjta ka dështuar marrëveshje me kompani të vaksinave. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Deliu ka kritikuar edhe kryetaren e vendit, Vjosa Osmani, për siç ka thënë ajo, heshtjen e saj përballë skandalit me mediat lidhur me raportimin për dështimin e sigurimit të vaksinave. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku pritet të ketë debat parlamentar lidhur me gjendjen me pandeminë Covid-19, deputetja e PDK-së ka thënë se për Qeverinë Kurti ka qenë me e lehtë të suspendojë demokracinë sesa të debatojë për sigurimin e vaksinave. Sipas Deliut, pushteti po synon t’i paraqesë mediat si armiq në mënyrë që të arsyetojë veprimet e qeverisë. Kuvendi i Kosovës sot do të debatojë rreth gjendjes së krijuar nga pandemia me Covid-19, kërkesë kjo e Partisë Demokratike e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …