Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se seanca me diskutime për politikën e jashtme do të mbahet javën e ardhshme, pasi javën e kaluar ka dështuar shkaku se jashtë shtetit ishin kryeministri Albin Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ajo ka thënë se PDK-ja është e shqetësuar lidhur me pozicionimin e kryetares, Vjosa Osmani karshi problemeve në vend. U vendos që më 12 prill të diskutohet lidhur me politikën e jashtme”. “Ne në PDK disa herë kemi shprehur shqetësime lidhur me pozicionin e saj. Ajo duhet gjithmonë ta paraqes unitetin e shtetit. Sa i përket çështjes së energjisë dhe çështje të tjera presidentja do të duhej të ishte në vend. Sa herë që cenohen interesat e qytetarëve, zonja Osmani do të duhej të ishte në pozitën e saj, por nuk ka ndodhur kështu ka saktësuar deputetja, Blerta Deliu-Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …