Blerta Deliu: Vuçiq po përpiqet ta shndërrojë mllefin e akumuluar në Kosovë në trazirë të brendshme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka shkruar se kërcënimi i Vuçiqit është provokim për të nxitur tensione të brendshme në Kosovë, sidomos ndëretnike. “Atij po i pengon qetësia dhe maturia me të cilën janë duke e menaxhuar shqiptarët këtë situatë të krijuar me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe është duke tentuar ta shndërrojë mllefin e akumuluar në Kosovë në trazirë të brendshme duke cytur shqiptarët ndaj komunitetit serb”, ka shkruar Deliu. Ajo ka theksuar se NATO/KFOR është përgjigje konsistente e kërcënimeve nga Serbia me vetë praninë ushtarake në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …