Pavarësisht se Kosova e Shqipëria nuk marrin pjesë në Samitin e Sarajevës, atje shkon kryetari i kontestuar, Ilir Meta

Blick: A po bashkohen qetas, në një shtet, Kosova dhe Shqipëria?

Ideja e Shqipërisë së Madhe është sërish e pranishme, shkruan e përditshmja zvicerane Blick, duke shtuar se kundërshtarët e kësaj ideje janë duke ndjekur qasjen graduale të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat janë të banuara ekskluzivisht nga shqiptarët, po ecin me hapa të mëdhenj, shkruan mediumi zviceran në artikullin me titullin “A po bashkohen Kosova dhe Shqipëria në mënyrë sekrete?” Eksperti gjerman Andreas Wildermuth thotë se Shqipëria dhe Kosova donin të “krijojnë sa më shumë unitet të jetë e mundur nën bashkimin formal”. Ai tha ai për agjencinë e lajmeve gjermane DPA se ky “është një qëllim legjitim, sepse nuk mund t’i mohohet atyre rregulla që janë standarde në BE”. Sipas vlerësimeve, deri në 100,000 shqiptarë jetojnë në këtë zonë nëpër qytetet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ky korrigjim kufitar është i mundshëm dhe i domosdoshëm, sepse Serbia nuk ka arritur të garantojë të drejtat e pakicave. Cilat vise pra do të përfshijnë një Shqipëri të Madhe, e cila refuzohet rreptë nga të BE-ja dhe SHBA-të? Pikë kryesore do të ishte Republika e Shqipërisë dhe Kosova e sotme. Përveç kësaj, gjysma e shqiptarëve ende jetojnë në Maqedoni, plus bashkatdhetarët në Serbinë jugore dhe dhjetëra mijëra në Mal të Zi, përkujton gazeta.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …