Blinken

Blinken: Mbështetja e Kinës për Rusinë në luftën ndaj Ukrainës ndërlikon marrëdhëniet me SHBA-të

Shefi i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Blinken ka vlerësuar se mbështetja e Pekinit zyrtar për Moskën në luftën ndaj Ukrainës ndërlikon marrëdhëniet me Uashingtonin. Pas bisedës me shefin e diplomacisë kineze, shefi i diplomacisë amerikane theksoi se është e vështirë të jesh neutral në një konflikt ku ka një agresor të qartë. Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Yi ka deklaroi se SHBA-të janë përgjegjëse për shtrëngimin e marrëdhënieve dhe se politika e Uashingtonit zyrtar pengohet nga këndvështrimi i gabuar ndaj Kinës. “Shumë njerëz besojnë se SHBA vuan nga kinofobia. Nëse lejohet të rritet, politika e SHBA-së ndaj Kinës do të bëhet një rrugë pa krye” thuhet në mes tjerash në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …