Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, planifikon të diskutojë për mbështetjen ndaj Ukrainës gjatë takimeve që do të zhvillojë në Paris në javën e ardhshme me presidentin francez, Emmanuel Macron, raporton DASh. Sfidat e Ukrainës përballë sulmeve ruse, që nisi me pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022, do të jenë në qendër të bisedimeve. Franca, një prej furnizuesve kryesorë ushtarakë të Ukrainës, është partnerja kryesore në këtë sfidë. Kërkesat e Presidentit Biden për miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën janë përballur me rezistencë në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA të cilën e kontrollojnë republikanët. Pas vizitës në Paris, Blinken do të udhëtojë për në Bruksel për bisedime me ministrat e Jashtëm të NATO-s, në përgatitje të samitit të planifikuar për 75-vjetorin e aleancës, që do të mbahet në Uashington në korrik.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë
Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …