“Bllaca 99” , vendi që flet me zërin e ndërgjegjes në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Han të Elezit “Bllaca ‘99”, është përkujtim i vuajtjeve, por edhe rezistencës së 440 mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës por edhe monument falënderimi i përjetshëm botës demokratike, të prirë nga ShBA, për ta rikthyer shpresën e një populli, dhe kundër mizorisë dhe gjenocidit të regjimit Serb. Sot nga Hani i Elezit përçohet mesazhi i padrejtësisë në ditën kur në mbarë botën kjo date shënohet si Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, si një përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 Dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB. Në këtë ditë, Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë, Bllaca ’99, flet më zërin e ndërgjegjes, kundër harresës dhe padrejtësive që për 22 vite po i bëhet popullit të Kosovës. Bllaca dhe eksodi i 99-ës, është kujtim dhe nderim për të gjithë të rënëve për liri, dëshmorëve dhe të zhdukurve, në respekt dhe falënderim për të gjithë ata që ndihmuan popullin shqiptarë dhe Kosovën në vitin 1999. Për Kryetarin e Komunës Rufki Suma sot si asnjëherë më pare ky popull kërkon drejtësi pikërisht bazuar në Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, për ata kriminel që kryen këtë mizori dhe të cilët duhet të dalin para drejtësisë. Këto krime i kemi faktua edhe me Padinë që Komuna e Hanit të Elezit e ka ngritur në Gjykatën Speciale dhe për të cilin sot e kësaj dite ende nuk kemi marrë përgjigje the Kryetari Suma.

E në vend të kriminelëve, qe 20 vite në gjykatat ndërkombëtare janë prestarët e UÇK-së, ata që u vunë në mbrojtje të këtij populli, vuajtjes së 440 mijë shqiptarëve që kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës, të mbi një milionë gra e burra, fëmijë e pleq që prapa kishin lënë të kaluarën, emrat dhe kujtimet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …