leoni

Bob Menendez: Gjëja e fundit që duhet të bëhet është Asociacioni i Komunave Serbe e që do të ishte recetë për katastrofë

Bob Menendez: Gjëja e fundit që duhet të bëhet është Asociacioni i Komunave Serbe e që do të ishte recetë për katastrofë

“Gjëja e fundit që duhet të bëhet është Asociacioni i Komunave Serbe. Kjo do të ishte recetë për katastrofë”, kështu deklaroi kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan, Bob Menendez. Ai kritikoi administratën Trump për presion vetëm ndaj Kosovës dhe tha se ka qenë gabim diskutimi për shkëmbim territoresh. “Administrata e Trump fatkeqësisht bëri të gjithë presionin drejt Kosovës dhe aspak ndaj Serbisë dhe Beogradit. Dhe kjo krijoi pasoja në fund të ditës. Unë gjithashtu s’besoj që shkëmbimi i territoreve do të duhej të ishte një prej gjërave që duhej diskutuar”, u shpreh Menendez, teksa mori pjesë në një organizim të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …