Bob Menendez

Bob Menendez ka deklaruar se nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një Republikë Serbe

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez, tha se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, jo të gjitha palët po dialogojnë në mirëbesim. Gjatë një seance të këtij komiteti, ku do të raportojnë këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Menendez, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, publikisht është deklaruar se nuk do të respektojë Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Senatori amerikan tha se ndaj Beogradit nuk po ushtrohet presion, duke shtuar se Vuçiq po vazhdon të përqafojë narrativë nacionalistë, sikurse idenë për “Serbinë e Madhe” , ashtu sikurse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shtyn përpara idenë për “Rusinë e Madhe” “Nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një Republika Serbe, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë”, paralajmëroi Menendez në nisje të kësaj seance të komitetit. Një ditë para paraqitjes së tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Chollet zhvilloi biseda të ndara telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …