leoni

Bob Menendez

Bob Menendez: Suksesi ushtarak i Ukrainës rritë mundësinë që kryetari rus, Vladimir Putin t’iu drejtohet armëve bërthamore

Kryetari i komitetit të marrëdhënieve me jashtë i Senatit amerikan, Bob Menendez,  ka deklaruar se suksesi i vazhdueshëm ushtarak i Ukrainës mund të rrisë mundësinë që kryetari i Rusisë,  Vladimir Putin t’iu drejtohet armëve bërthamore. Në një intervistë për Fox News, Bob Menendez  shpreh frikë se Kremlini mund të përdor armët bërthamore për të shpëtuar fytyrën. Një nga shqetësimet e mia është se për ironi, sa më shumë sukses të kenë ukrainasit, aq më i madh është rreziku që Putini të bëjë diçka sepse ai po humbet dhe duhet të ruajë fytyrën në shtëpi. Dhe kështu potenciali një arme bërthamore kimike, biologjike ose taktike mund të rritet si rezultat i kësaj, ka saktësuar, Bob Menendez.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …