Intelektuali i njohur serb, Boban Bogdanoviq thotë se mbi kokën e tij në Serbi është vendosur një çmim prej 300 mijë eurosh. Këtë thotë ta kenë bërë Milan Radoiçiqi dhe Zvonko Veselinoviqi. Deri te kjo erdhi pasi Bogdanoviqi tha se komandanti Adem Jashari nuk ishte terrorist dhe se e vërteta e luftës në Kosovë po fshehet në Serbi. Ka disa ditë që po qëndron në një kamp azilantësh. “Kur Milosheviqi e filloi agresionin dhe u përpoq të kryente gjenocid ndaj popullatës shqiptare në vitin 1999, ndodhën shumë krime. Një prej krimeve që ka ndodhur është edhe ai që i ndodhi familjes Jashari. Bogdanoviqi shton se e vërteta për Adem Jasharin dhe luftën në Kosovë po fshehet nga populli serb. “Atë që qytetarët e Serbisë ende nuk e dinë është se Adem Jashari nuk ka qenë ndonjë lloj terroristi. Adem Jashari nuk ishte ndonjë ushtarak i cili vdiq në fushëbetejë ushtarake, Adem Jashari ishte zot shtëpie i cili u përpoq ta shpëtonte familjen e tij nga sulmet e policisë serbe. Ai bashkërisht me familjen e mbrojti pragun e shtëpisë e tij, dhe në fund ndodhi ajo që ndodhi, ai u vra, dhe më pas në të njëjtën mënyrë e tërë familja e tij u vranë. Ai ishte shembull se si mbrohet liria, si mbrohet shtëpia e vet. Lirisht mund të them se sakrifica që e bëri familja Jashari, e nuk është shembull vetëm për shqiptarët por edhe për serbët të cilët kanë përjetuar padrejtësi të mëdha me politikën e gabuar të Slobodan Milosheviqit dhe AleksandarVuçiqit”, tha Bogdanoviq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …