Bodo Veber: Çështja e kthimit të pronës Manastirit të Deçanit duhet parë si problem teknik, pasi bëhet fjalë për sundimin e ligjit

Zyrtari  i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Veber thotë se çështja e kthimit të pronës te Manastiri i Deçanit duhet parë ekskluzivisht si çështje teknike, sepse bëhet fjalë për sundimin e ligjit. Është një çështje që nuk ka kuptim të politizohet, çfarëdo që të mendojnë politikanët për të. Është një vendim përfundimtar dhe, faktikisht, kur flasim për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, është një lloj kushti i drejtpërdrejtë. Veber  thotë se çështja e Manastirit të Deçanit përmendet si pengesë edhe në raportet e ekspertëve dhe deputetëve në Këshillin e Evropës. Do të ishte një shenjë pozitive, shton Weber, nëse Qeveria e Kosovës do ta zgjidhte tani çështjen e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit ortodoks. Kosova sigurisht se do ta përmirësonte pozicionin e saj nëse më në fund do ta zbatonte vendimin për Manastirin e Deçanit”, saktësoi, Bodo Veber.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …