Dy bashkëpunëtorë të lartë të Këshillit për Politikë të Demokratizimit në Berlin enë Bruksel, Bodo Veber dhe Toby Vogel, përmes një analize për EUobserver pohojnë se Mirosllav Lajçak nuk do të ishte i përshtatshëm për të dërguar special të BE-së për Beograd e Prishtinë. Ndër shumë shkaqe që rreshtojnë në favor të pohimit të tyre ata veçojnë si fakt kryesor se vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është pro serb. Në tekstin me titull, “Pse Mirosllav Lajçak është zgjedhje e gabuar për të deleguar të BE-së”, ata vlerësojnë, shikuar sipërfaqësisht, se Lajçak vepron si dikush që ka kualifikimet e nevojshme për këtë funksion, meqë flet gjuhën serbe dhe ka qenë i dërguar i BE-së për mbikëqyrjen e referendumit për pavarësinë e Malit të Zi më 2006, dhe përfaqësues special i BE-së për Bosnje e Hercegovinë nga 2007 deri më 2009, kur ka ushtruar funksionin e përfaqësuesit të lartë , dhe thonë se di edhe të “notojë” në burokracinë e Brukselit. Ata propozojnë që i dërguari i ardhshëm në radhë të parë duhet të vijë nga vendi që e njeh Shtetin e Kosovës e jo nga Sllovakia proserbe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …