Bodo Weber

Bodo Veber: Është shumë e vështirë të pritet ndonjë përparim në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin,  Bodo Veber, ka deklaruar se është shumë e  vështirë të pritet ndonjë përparim në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Weber thekson se nëse do të kishte iniciativë dhe vullnet politik në nivelet më të larta në BE dhe SHBA për dialogun, Lajçak nuk do të ishte zgjedhur në pozitën e tij aktuale. Është e vështirë të presësh ndonjë përparim. Nevojitet urgjentisht një rivendosje thelbësore e negociatave. Kishte një shans vitin e kaluar, pra pas ardhjes së presidentit Biden në pushtet në SHBA dhe para largimit të kancelares gjermane Merkel, për diçka të tillë, por nuk u përdor. Dhe tani, këtë vit, kur kemi një qeveri të re gjermane që e ka shpallur Ballkanin Perëndimor prioritet, gjithçka dominohet nga agresioni rus dhe zhvillimet në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …