Veber

Bodo Veber: Gabimi fatal i Perëndimit është se e lejoi Beogradin e Listën Serbe të largohen nga institucionet e Kosovës në veri të vendit

Analisti nga Këshilli joqeveritar për Politikë Demokratike në Berlin, Bodo Veber konsideron se gabimi fatal i Perëndimit është që e  lejoi Beogradin dhe Listën Serbe të largohen nga institucionet e Kosovës në veri të vendit. Lëvizja e Beogradit, gjegjësisht urdhri i presidentit serb Aleksandar Vuçiq drejtuar serbëve në veri për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, me premtimin e rremë se do të jetë një lëvizje drejt shkëputjes, përkatësisht aneksimit të veriut në Serbi, është një humbje e madhe, dëm për dialogun politik”, tha Weber për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe.  Weber mendon se retorika e Perëndimit ndaj Beogradit filloi të intensifikohet vetëm me ngjarjet e rrezikshme në Banjskë, ndërsa ndryshimi i kursit politik ndaj regjimit të Vuçiqit nuk është në dukje tani për tani.  Kjo qasje politike e dorëzimit inkurajoi Beogradin dhe hapi hapësirë ​​që situata të përshkallëzohej në mënyrë dramatike. Vuçiq nuk u detyrua të ndryshonte qasjen e tij, por qasja e Perëndimit e vendosi atë në një pozicion të rehatshëm për të pretenduar se pranonte gjithçka që propozohej nga ndërmjetësit në dialog. Dhe në fakt, siç e pamë në takimet e fundit në Bruksel, ai nuk ishte dakord për asgjë, ka saktësuar Bodo Veber.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …