Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Veber, mendon se Kosova dhe Serbia do ta kenë të vështirë të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel, me situatën aktuale që po mbretëron në katër komunat veriore me shumicë serbe. Weber ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se Bashkimi Evropian (BE) ka bërë gabim kur ka arritur një marrëveshje mes dy shteteve në fillim të këtij viti pasi shumica e serbëve të Kosovës në veri janë dorëhequr nga institucionet nga nëntori i vitit të kaluar dhe ende nuk ka plan për rikthimin e tyre. Pa u zgjidhur kjo çështje, mendoj se nuk do të shohim zbatim të marrëveshjes bazë dhe kjo është ajo që po shohim, jo vetëm nga (marrëveshja e)Brukselit, por edhe nga marrëveshja për aneksin e zbatimit në Ohër”, ka thënë Weber. Kosova dhe Serbia, aktualisht, janë duke diskutuar për çështjen e themelimit të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Më 2 maj, Qeveria e Kosovës refuzoi një draft-statut që iu prezantua për këtë asociacion, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, propozoi një “draft-vizion” të tij për këtë qëllim gjatë një takimi që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …