Bodo Weber: Nga tavolina e bisedimeve të shmanget çfarëdo negociate që implikon ndarje apo shkëmbim të territoreve

Bodo Veber: Me deklaratat e zonjës Shvarc, Kosova përkeqësoi pozitën e saj dhe forcoi bindjen se komplikimet në dialog ishin për fajin e saj

Analisti gjerman dhe njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bodo Weber ka deklaruar se Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Shvarc  është e gabuar pasi përpjekja e saj për të bërë një ndasi në mes të BE-së dhe SHBA-së duket që ka humbur thelbin, meqë sipas tij, përplasja e Kosovës me Perëndimin qenka shkaktuar pikërisht nga politika e gabuar e BE-së dhe Amerikës  me Kosovën dhe Serbinë dhe më gjerësisht në rajon. Deklaratat e tilla jo diplomatike nga ministrja, Shvarc e dobësojnë edhe më shumë pozicionin e Kosovës, ka thënë Weber për Gazetën Express. Ministrja Gërvalla ka pasur kritikë të hapur për mënyrën e lehtësimit të dialogut nga Bashkimi Evropian. Por, a është vetëm faji i BE-së që zbatimi i planit franko-gjerman ka ngecur? Weber thotë se kriza aktuale në dialog është para se gjithash rezultat i një qasje krejtësisht të gabuar të BE-së dhe SHBA-së në dialog deh në marrëveshjen aktuale bazë. Përgjegjësi për situatën e krijuar, Weber thotë se sigurisht ka edhe Qeveria Kurti meqë sipas tij ka vepruar gabim, në mënyrë specifike me serbët e Kosovës dhe veriun, jo vetëm me këmbënguljen për vendosjen e kryetarëve të rinj në veri, gjë që çoi në përshkallëzim të situatës, por edhe me targat gjatë vitit të kaluar. Analisti gjerman thotë se në këtë mënyrë, Kosova jo vetëm që e ka përkeqësuar pozitën e saj edhe ashtu të padrejtë, por edhe e ka forcuar bindjen e gabuar të perëndimorëve se komplikimet në procesin e dialogut ishin të gjitha për fajin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …