Eksperti gjerman për Ballkanin Bodo Weber: Kaosi shumë i madh në Prishtinë- garanci se asgjë e rëndësishme s`do të ndodhë në Washington

Bodo Veber: Në kontekstin aktual politik, asgjë nuk i pengon kryetarët e komunave në veri të Kosovës të japin dorëheqje

Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, ka  deklaruar se pas majit dhe ngjarjeve të mëvonshme në Kosovë, Perëndimi dhe Bashkimi Evropian duhet të kishin lënë anash marrëveshjet për Kosovën që nga fillimi i vitit dhe të gjenin një marrëveshje për shtendosje  të përhershëm në veri të vendit. Për mendimin tim, ajo marrëveshje do të përfshinte edhe kthimin e serbëve në institucione, përmes zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, që do të ishte gjithashtu një mënyrë për t’u rikthyer edhe në polici edhe në gjyqësor”, tha Veber për Tanjug. Në kontekstin aktual politik, asgjë nuk i pengon kryetarët e komunave në veri të Kosovës që të japin dorëheqje dhe kjo, sipas tij, do të ishte mënyra më e shpejtë për zgjedhje të sërishme, përcjellë Politika. Duke iu referuar bisedimeve të javës së kaluar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Veber tha se meqenëse nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje për shtendosjen e përhershme, ishte e vështirë të pritej që në këto negociata të arrihet një marrëveshje që do të çonte në zbatimin e marrëveshjes bazë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …