Analisti gjerman, njohësi i zhvillimeve politike, Bodo Weber, në një intervistë për Express ka folur për rezultatin që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për votat që ka marrë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Përveç kësaj, Weber ka komentuar edhe qasjen e Qeverisë Kurti ndaj aleatëve dhe veprimeve të ndërmarra në Veri të vendit, duke thënë se mënyra se si ka vepruar Kurti në Veri për heqjen e institucioneve paralele serbe, ka thyer raportin e Kosovës me Perëndimin dhe gjithashtu ka bërë që të largohen dhe të mos përfshihen edhe serbët e Kosovës, duke përfshirë zërat liberalë, të cilët kishin pak shpresë për një dialog të Qeverisë me serbët e Kosovës. Weber kujton se kjo gjë ishte premtuar nga Kurti në fillim të mandatit. Kur flet për këtë humbje të votës nga partia e Kurtit, Bodo Weber përmend edhe faktin se rezultatet e brendshme të Kurtit janë të përziera, pozitive e negative, dhe janë shoqëruar me një performancë jo-demokratike dhe retorikë politike, radikale.
![](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/bodo-veber-660x330.jpg)