Eksperti gjerman për Ballkanin Bodo Weber: Kaosi shumë i madh në Prishtinë- garanci se asgjë e rëndësishme s`do të ndodhë në Washington

Bodo Weber: BE-ja dhe Amerika janë përgjegjëse për kolapsin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

Bashkëpunëtori i lartë në Këshillin për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare, sidomos  BE-ja , dhe Shtetet e Bashkuara, mbajnë përgjegjësinë kryesore për dështimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, situata ka arritur në një pikë ku status quo-ja e krijuar nuk po pranohet si dështim nga ndërmjetësit ndërkombëtarë, të cilët janë të zënë me simulime dhe mospranimin e realitetit. “Për fat të keq, ata vazhdojnë të merren me simulime dhe nuk pranojnë se e gjithë faza e dialogut ka dështuar. Ata nuk pranojnë as përgjegjësinë për përshkallëzimin e situatës nga Zveçani deri në Banjskë,” tha Weber, duke iu referuar tensioneve të fundit në veriun e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …