Analisti i njohur gjerman, Bodo Weber ka deklaruar se situata e muajve të fundit në veri të Kosovës, është më e keqja që nga nisja e procesit të dialogut në vitin 2011. Anëtari i lartë i Këshillit të Politikave të Demokratizimit në Berlin, thotë se krejt kjo ka ndodhur në një kohë të negociatave për marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. “Kjo është kriza më e thellë në dialogun politik që nga themelimi i tij në vitin 2011 dhe në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ndoshta edhe që nga barrikadat serioze, dhuna dhe përleshjet mes protestuesve, apo bandave të organizuara serbe, dhe KFOR-it në verën e vitit 2011, ka thënë Weber për mediet. Vitin e fundit kemi parë fazën e re të negociatave për të ashtuquajturën nismë gjermane franceze, tani plani i BE-së, e cila çoi në komplikimin e saj. Pra, brenda këtij viti ne kemi parë diçka që nuk e kemi parë kurrë, në kuptimin negativ, gjatë gjithë historisë së dialogut politik. Weber ka sqaruar se procesi dialogues ka pasur disa parime të qarta, por edhe vija të kuqe.
