Bogujevci do të mbështetet financiarisht me nga 500 euro në muaj

Në bazë të Rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i ka ndarë vendimin për mbështetje të përhershme financiare ish-boksierit Mehmet Bogujevci, i cili do të përfitojë nga 500 euro në muaj.

Sportisti Bogujevci si fitues i Medaljes së Argjendtë në Kampionatin Botëror të organizuar më 1978-tën në Beograd, është shpallur si kandidati përfitues i mbështetjes së përhershme financiare, e cila do të realizohet çdo muaj të vitit kalendarik në mënyrë retroaktive nga data 1 korrik 2016.

Vendimi është marrë nga Ministri Shala, pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të bashkëngjitur, që ka ardhur nga Federata e Boksit e Kosovës.

Ministri Shala e ka uruar ish-boksierin Mehmet Bogujevci për përkrahjen që do ta merr nga ana e MKRS-së. Ai u shpreh se kjo përkrahje nga shteti vjen si dëshmi dhe njohje e meritave të sportistëve që kanë lënë gjurmë me sukseset e tyre dhe është një inkurajim për sportistët e rinj që të ngritin cilësinë e tyre drejt sukseseve të mëdha.

Ndërkaq, Bogujevci, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen që i ka ofruar MKRS-ja. Ai tha se kjo është një mirënjohje e kontributit që ai dhe gjenerata e tij kanë dhënë për boksin dhe për sportin në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …