Bogujevci: Të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur në dialogun me Serbinë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci ka thënë se duhet të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur në dialogun me Serbinë. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ajo ka thënë se janë disa elemente duhet të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur karshi dialogut. Po në të njëjtën kohë ka shumë çështje brenda Komisionit që duhet të rregullohen si ligji, plotësim ndryshimi i ligjit. Ndërsa, sa i përket çështjes të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, ajo tha se duhet të bëhet shumë punë në Komisionin për verifikimin e kësaj kategorie. “Ekziston Komisioni për verifikimin e dhunës seksuale gjatë luftës dhe njohjes së statusit të viktimave por që ka ende shumë punë për të bërë. Është lansuar edhe raporti i katër organizatave në udhëheqje të KRCT-ës për impaktin dhe ballafaqimin që kanë viktimat në këtë drejtim. Ky raport do të përcillet në Kuvend” ka theksuar deputetja, Saranda Bogujevci.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …