Boiken Abazi

Boiken Abazi: Regjimi autoritar kërkon të shtypë zërat e opozitës

Sekretari për marrëdhënie me jashtë i lëvizjes “Vetëvendosje”, Boiken Abazi, i dëbuar të mërkurën nga Policia e Kosovës e ka cilësuar veprimin e autoriteteve si “dhunë pa argument të regjimit”. Abazi ka bërë të ditur për gazetën se në Kosovë ka hyrë dhe ka dalë në mënyrë ligjore. ”Lëvizja ‘Vetëvendosje’ është akuzuar si një lëvizje fashiste. Regjimi autoritar kërkon të shtypë zërat e opozitës. Qeveria po rrah dhe arreston qytetarët e saj. Ky regjim nuk ka argumente, përdor dhunën. Pres nga institucionet shqiptare që të reagojnë”, ka deklaruar Abazi, të enjten, në Tiranë. Më herët Abazi ka shkruar se shqiptarët e Kosovës po jetojnë nën regjimin autoritar Mustafa-Thaçi, i cili, po përpiqet të shtypë çdokënd që e kundërshton rikthimin e Serbisë në Kosovë, ka saktësuar, Abazi,

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Hykmete Bajrami, shpreh dyshime lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të KEK-ut

Deputetja, Hykmete Bajrami,  shpreh dyshime   lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të …