Palestra e Sporteve “Bill Clinton” ishte e vogël për t’i zënë të gjithë dashamirët dhe tifozët e boksit profesionist. Ky aktivitet u mbajt në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, të organizuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të komunës së Ferizajt, ndërkaq kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim edhe me FIDE Sport Promotions me partner MD News dhe me partner medial RTK, ndërkaq janë paraqitur boksierët tashmë të dëshmuar në ringun e boksit profesionist. Në këtë turne të boksit profesionist janë zhvilluar gjithsej tetë meçe në kategori të ndryshme, ndërsa kjo ishte ngjarja e parë të këtij formati që është organizuar për herë të parë në Ferizaj. Në këtë turne Ardian Krasniqi, i cili ka debutuar me fitore në boksin profesionist në meçin e dytë në karrierën e tij, në këtë disiplinë ka sfiduar hungarezin Attila Orso. Edhe Benjamin Gavazi, doli fitues për titullin BDB International në kategorinë gjysmë të rëndë ndaj gjermanit Andreas Masould. Qysh në minutat e parë Gavazi doli fitues ndaj Masould. Në turne është paraqitur edhe Fabiana Bytyqi ka shënuar barazim ndaj meksikanes Elizabethe Lopez Cosrso. Fokusi më i madh në këtë mbrëmje ju kushtua Elvis Hetemit i cili performoj për titullin BDB dhe Kosova International në kategorinë super të mesme, ndaj gjermanit Denis Altz.