Përveç reshjeve të shiut, në komunën e Mitrovicës, përkatësisht në rajonin e Shalës së Bajgorës, gjatë dy ditëve të fundit, ka pas edhe reshje bore, që ju kanë sjellë telashe banorëve të disa fshatrave të këtij rajoni.
Reshje më të mëdha të borës ka pas n fshatin Kovaqicë, që për pasojë ka pas bllokimin e rrugëve që qojnë në fshat. Meqë shumë automjete kanë mbetur të bllokuara nga bora, banorët e Kovaqicës dhe të fshatrave përreth, kanë kërkuar ndihmën e komunës së Mitrovicës, e cila nuk ju ka munguar.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, ka vizituar fshatrat dhe ka urdhëruar kompanitë e kontraktuara që të ndërmarrin të gjitha masat për largimin e borës dhe zhbllokimin e rrugëve, në mënyrë që banorët të kenë mundësi të lëvizin dhe të qarkullojnë me automjetet e tyre pa probleme.
Drejtori Dragaj tha se kompanitë kanë filluar punën për pastrimin e borës dhe rruga është bërë e kalueshme, por me mjaftë vështirësi. Prandaj, tha ai, kompanitë janë duke vazhduar punën për zhbllokimin e rrugëve, ndërsa që drejtoria ka marrë të gjitha masat që në rast të përkeqësimit të sërishëm të situatës, banorëve tu dilet në ndihmë për plotësimin e nevojave të tyre.