Kryetari i Komunës së Suharekës Dr.Sali Asllanaj në llogarinë e tij në facebook, ka sqaruar lidhur me shkrimet dhe reagimet e disa qytetareve te fshatit Nishor e Breshanc për mos transportimin e fëmijëve shtëpi-shkollë dhe anasjelltas. “ju informojmë që jemi ne procedurë të zgjedhjes së operatorit( transportuesit) te nxënësve.
Kemi pas fatin e keq që në dy procedura e udhëhequra, ku ka pas vetëm një ofertues i cili ishte me çmime jo ekonomike.
Shpresojmë që shumë shpejtë do ta bëjmë transportin edhe të këtyre nxënësve,ashtu siç e bëjmë për vite me radhë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Asllanaj për transportin e nxënësve shtëpi-shkollë dhe anasjelltas të fshatrat Nishorë dhe Breshancë.