Bordi i Drejtorëve në Mitrovicë mbajti takimin e radhës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, udhëhoqi takimin e rregullt të Bordit të Drejtorëve, ku u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, më rëndësi për qytetarët e Komunës së Mitrovicës.

Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan janë:

  1. Raporti Financiar Janar-Mars 2016

  2. Bartja e te hyrave Vetanake nga viti 2015 në vitin 2016

  3. Shqyrtimi i shfrytëzimit të palestrave sportive nëpër shkollat e Komunës së Mitrovicës.

  4. Kërkesë për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale

  5. Propozimet nga DPU për dhënie në shfrytëzim të ish objektit të qendrës për punësim regjional (objekti nën mbrojtje nga Enti Regjional të Trashëgimisë Kulturore).

  6. Zgjidhja e rrugës qasëse për Objektin tanimë në përfundim e sipër – Kolegji IBCM-SPARK.

  7. Pagesat për kostot në Objektet Multifunksionale të ngarkuara në Drejtorinë e Urbanizmit.

Si pikë shtesë e rendit të ditës kërkuar nga drejtori i Shëndetësisë, Muhedin Osmani,  ishte zgjedhja e një kompanie cilësore për mirëmbajtjen e objekteve shëndetësore.

Po ashtu drejtori i Arsimit, Pajazit Hajzeri, si pikë shtese ka kërkuar të diskutohet riparimi i kulmit të shkollës fillore “Avni Shabani” p.n  në fshatin  Dedi.

Kryetari Bahtiri ka kërkuar edhe kësaj radhe nga drejtoritë përkatëse të jenë të përgjegjshëm në kryerjen e detyrave  dhe obligimeve, që çdo vendim të jetë në të mirë të mirëqenies së qytetarëve të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …