Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti. Bordi ka shfaqur pakënaqësi ndaj pretendimeve të kryeministrit Kurti i cili duke folur për dorëzimin e listave për paga nga komunat ka thënë se “bojkoti që të mos dorëzohen listat, s’është thjesht politikë anti-qeveritare, por është politike antishtetërore”. Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka konstatuar se kjo qasje nuk i duhet Kosovës e as momentumit, “aq më tepër qasje që polarizon panevojshëm shoqërinë tonë”. “Po ashtu Ju rikujtojmë që punëdhënës i punëtorëve komunalë është Komuna dhe jo Qeveria kurse Ministria e Financave vetëm proceson pagesat sepse vendimmarrës për buxhetet komunale janë vetë komunat”, thuhet në reagimin e kryetarëve të komunave. Si mund të bëjnë politikë anti shtetërore Kryetarët e Komunave ku secili nga ata ka një veprimtari të begatë në shërbim të atdheut dhe kombit me dekada të tëra e që shumë nga ata edhe luftëtar lirie si dhe familjar dëshmorësh që kanë derdhur gjakun për shtetin e Kosovës”, thuhet në mes tjerash në reagimin e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …