Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës që vendimi për rivlerësimin e pronave të pezullohet dhe që qytetarët të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023 ashtu siç e kanë paguar në vitin 2022. AKK-ja po ashtu ka kundërshtuar rritjen e tatimit në pronë pasi sipas tyre komunat nuk kanë pasur rol në rivlerësimin e pronave e as në ngritjen e faturave për tatimin në pronë për qytetarët. Mes tjerash, ata kanë listuar edhe arsyet për pezullimin e këtyre vendimeve. Rrethana të vështira ekonomike për qytetarin e Republikës së Kosovës, shkalla e inflacionit është dy-shifrore, shtrenjtimi i çmimeve të produkteve bazë dhe produkteve të tjera, niveli i pagave i pandryshuar për vite të tëra, ndikim i drejtpërdrejtë në rëndimin dhe varfërimin e shportës për qytetarin, ri-vlerësimi i pronave nga Ministria e Financave ka ndikuar që faturat e tatimit në pronë të kenë një kosto shumë të lartë dhe rritja e lartë e faturës për tatim në pronë në rrethana të rënduara ekonomike do e vështirësojë inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë”. Bordi po ashtu kërkon të ketë takime dhe konsulta të mirëfillta me komunat në mënyrë që të gjenden mënyrat më të mira për një ri-vlerësim të ri të pronës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …