Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbajti sot mbledhjen e tij të rregullt, ku u informua nga menaxhmenti i AKP-së lidhur me aktivitetet e AKP-së për periudhën mujore 1 shtator – 30 shtator 2021. Bordi i Drejtorëve në këtë takim u informua lidhur me Raportin për Ofruesit e Shërbimeve si dhe Raportin për Ofruesin e Shërbimeve Profesionale.
Bordi shqyrtoi dhe miratoi shpërndarjen e fondeve për kreditorët e Ndërmarrjeve Shoqërore për: PRN009 KB Bujqësia, PRZ039 Theranda, PRN044 Metal Holding. Gjithashtu bordi u informua për raportet përfundimtare për NSh-të në likuidim MIT004 Bujku-Skënderaj,MIT141 Konfekcioni,PRZ087 Kooperativa Bujqësore “Zoçishtë”Rahovec,PRZ091 Kooperativa Bujqësore “Opterushë-Rahovec.
Bordi gjithashtu shqyrtoi kërkesën e autoritetit të Likuidimit për rritje të buxhetit për NSh-të GJI018 K.B Morava Partesh dhe GJI059 N.Sh Jugoterm.