Bordi i drejtorëve të AKP-së miratoi  listën e aseteve të Shitjes me Likuidim SHAL 50

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendosi për miratim të listës së aseteve të paraqitura për shitje në SHAL 50 dhe miratoi transaksionet e SHAL 48.

Veç kësaj Bordi shqyrtoi raportet rekomanduese të Njësisë së Negocimit Direkt si dhe raportet përfundimtare të po të njejtës njësi.

Bordi diskutoi edhe në lidhje me propozimin për largim të subjekteve juridike Ndërmarrjet/Subjektet juridike, Kosovatransat, nga autoriteti administrativ dhe kompetencat e AKP-së, të cilin e miratoi. Pas shqyrtimit Bordi miratoi edhe propozimin e Autoritetit të Likuidimit për NSh Agrokultura lidhur me aprovimin e qiradhënies direkte për kompaninë “SOWI Kosovo” si dhe propozimet tejra nga autoritetet e likuidimit lidhur me qiradhënie te aseteve.

Mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve është caktuar për datën 30 gusht 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …