Rryma

Bordi i Drejtorëve të ZRRE-së sot ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike

Bordi i Drejtorëve të ZRRE-së sot ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, ku është vendosur që çmimi i energjisë elektrike të rritet për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat. Kryetarit i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, pas mbledhjes së Bordit, ka sqaruar tarifat e reja, të cilat do të prekin 80% të konsumatorëve. Ai tha se në raport kanë qenë dy bllok-tarifa, deri në 600 dhe mbi 600. Me rishikimin e ri pasi janë marrë parasysh komentet, i kemi larguar konsumatorët pasivë, ata që kanë 0 konsum gjatë vitit, dhe është zhvendosur blloku nga 600 në 800 kilovat që përfshin rreth 80% të konsumatorëve”. E kemi theksuar edhe në raport që deri në 800 kilovat nuk do të ketë rritje të çmimit, do të përfitojnë 100% të konsumatorëve edhe ata që shpenzojnë deri në 800 kilovat nuk do të kenë rritje, do faturohen me tarifat ekzistuese, ata që konsumojnë mbi 800 kilovat  do faturohen me tarifën e ditës 12 cent dhe tarifën e natës 6 cent. Në bazë të kalkulimeve, ata që konsumojnë deri 1000 kilovat do të kenë një rritje deri 10 euro në muajt në vazhdim, kjo varet nga konsumatorët se sa konsumojnë ditën dhe sa natën”, tha Fejzullahu. Ai shtoi se në bazë të studimeve, 60 për qind  e konsumit shtëpiak është gjatë ditës dhe 40 për qind gjatë natës.  Tarifat e reja hyjnë në fuqi nga 9 shkurti dhe do të mbesin nderi në mars të vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …