Minatorët e minierës Trepçës paralajmërojnë eskalim të situatës nëse dialogohet me Serbinë për këtë ndërmarrje

Bordi i Ndërmarrjes “Trepça” ka shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Bashkim Kurti

Në njoftim për media thuhet se ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila ka anuluar vendimin për përzgjedhjen e Kurtit si Kryeshef Ndërsa, bëhet e ditur se ka emëruar Faton Ahmetin Kryeshef Ekzekutiv, që ishte duke ushtruar pozitën e Zëvendes Kryeshefit Ekzekutiv. Bordi Mbikëqyrës i Ndërmarrjes Trepça njofton opinionin e gjerë publik se ka qenë i përkushtuar në përzgjedhjen e kandidatit më të përgatitur dhe profesional për të udhëhequr ndërmarrjen Trepça Sh.A., natyrisht duke respektuar kushtet dhe kriteret e përshkruara në shpalljen publike.  Megjithatë, Bordi Mbikqyrës është i prirur të respektojë vendimet e gjyqësorit dhe si rrjedhojë në takimin e mbajtur me datë 02.08.2024, bazuar në Vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë k anuluar Vendimin e datës 11.01.2024 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv. Me këtë rast, ka liruar nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv, Bashkim Kurti”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …