Kryeshefi ekzekutiv në ndërmarrjen Trepça, Basri Ibrahimi është shkarkuar nga pozita drejtuese e kësaj ndërmarrjeje. Shkarkimin e tij e ai ka quajtur politik dhe pa asnjë bazë ligjore. Ai ka thënë për Epoka e Re se nuk ka bërë asnjë shkelje menaxheriale as ligjore. Në kohën time prodhimi ka qenë më i lartë, ndërkaq arsyet financiare për paga kanë të bëjnë me krizën globale të pandemisë dhe rrethanave në tregun botëror. Po e përsërisë se prej se jam në krye të kësaj detyre prodhimi është rritur 28 për qind. Unë i kam shmangur të gjitha shpenzimet që më takojnë me organogram. Nuk kam pranuar të kem shofer, gjithashtu nuk kam bërë shpenzime në udhëtime. Madje ministrja e Ekonomisë, ka ndikuar që t’i heqë edhe edhe subvencionimet për paga nga Ligji për Buxhet. Këtë e kanë bërë me qëllim vetëm që ta shkaktojnë këtë katrahurë dhe mos të kemi mjete për paga. Me këtë logjikë, kjo qeveri duke shkarkuar bordet pa bazë ligjore nuk e ka qëllim zhvillimin ekonomik, por kapjen e shtetit dhe institucioneve shtetërore përmes ndërmarrjeve publike”, ka thënë Basri Ibrahimi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …