Juristja e njohur e mediave, Flutura Kusari, ka deklaruar se Bordi i RTK-së, tashmë është de facto jofunksional, pas dorëheqjeve të fundit nga disa prej anëtarëve kyç. Këto komente vijnë pas largimit të Besnik Boletinit, Arta Berishajt dhe së fundmi Safet Kabashajt nga detyrat e tyre në bord. Sipas Kusarit, këta tre anëtarë të dorëhequr janë të detyruar ligjërisht të vazhdojnë qëndrimin e tyre në bord për tre muaj të tjerë, derisa Kuvendi të zgjedhë anëtarët e rinj. Pavarësisht këtij detyrimi, Bordi i RTK-së, është praktikisht jofunksional që nga momenti i dorëheqjeve dhe se aty nuk mund të merren vendime të tjera përveç atyre lidhur me pagat. Në këtë situatë, RTK mbetet nën drejtimin e ushtruesit të drejtorit të përgjithshëm, Adi Krasta, i cili sipas Kusarit, aktualisht zotëron fuqi dhe kompetenca të jashtëzakonshme brenda institucionit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …