Bordi i Telekomit të Kosovës ka zgjedhur sot për kryeshef ekzekutiv, z. Gent Begolli të AAK-së

Bordi i Telekomit të Kosovës ka zgjedhur sot për kryeshef ekzekutiv, z. Gent Begolli, i cili pritet ta fillojë punën më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave. Gent Begolli është zyrtar i AAK-së partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj. Deri tani ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit. Telekomi i Kosovës, dikur kompania më fitimprurëse në vend, aktualisht po përballet me krizë financiare dhe është afër falimentimit. Për të dalë nga kjo gjendje, Qeveria e Kosovës, përveç tjerash, ka paraparë uljen e pagave për punëtorët e kësaj kompanie.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …