Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka bërë shkelje të rëndë. Ajo ka kërkuar shkarkimin e bordit të ZRRE-së, teksa ka thënë se ky vendim do të shkojë në instanca gjyqësore. “ZRRE ka bërë shkelje jashtëzakonisht të madhe. Ka vu në lajthitje të gjitha institucionet. Ne kemi pasur dokumentin e saj me 17 janar të vitit 2021. Zyra e Rregullatorit i ka lejuar shtesë të gjithë operatoreve 132 milionë euro të hyra. Qeveria ka vendosur t’i rrisë subvencionet në 90 milionë të hyra. Qeveria me 90 milionë vendos subvencion për sektorin privat. Dhe barrën prej 61 milionë euro e lenë te pjesa tjetër e familjeve. Qeveria 51 për qind ka vendosur që me 90 milionë taksa tonat për t’i paguar bizneset. Bordi i ZRRE duhet të japë dorëheqje dhe konsideroj që ky vendim është më diskriminues që ka ndodhur prej institucioneve ndaj qytetarëve dhe do të shkojë edhe në instanca gjyqësore”, ka thënë dputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …