Bordi Këshillëdhënës për menaxhimin e pandemisë paralajmëron lehtësimin e masave anti-Covid

Bordi Këshillëdhënës për menaxhimin e pandemisë paralajmëron lehtësimin e masave anti-Covid

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Bordin Këshillues sot kanë diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Zemaj tha se masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e tyre nga qytetarët. Sipas tij, statistikat në ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid-19. “Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …