Bordi menaxhues i EUROPOL-it ka vendosur që Kosova të jetë në listën prioritare të vendeve anëtare

Bordi menaxhues i EUROPOL-it ka vendosur që Kosova të jetë në listën prioritare të vendeve anëtare

Bordi menaxhues i EUROPOL-it ka vendosur që Kosova të jetë në listën prioritare nga shtetet anëtare me të cilën EUROPOL do të lidhë marrëveshje pune. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendës drejtori i përgjithshëm për siguri në BE, Olivier Onidi gjatë një takimi sot me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, ku mori pjesë edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Vendosja dhe aprovimi i Kosovës në listën e prioritare nga shtetet anëtare dhe aprovimi nga ana e Bordit Menaxhues të EUROPOL-it ka ardhur edhe si rezultat i punës së vazhdueshme që MPB në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ILEC-un, MPJ-në dhe Zyrën e Kryeministrit, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Sefaj shprehi përkushtimin e tij për të luftuar në çdo formë të mundshme terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm si dhe çdo lloj kërcënimi për sigurinë shtetërore, krimeve të të gjitha llojeve e posaçërisht atyre trans-kufitare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …